Rreth nesh

Kush Jemi

Historia jonë

Rrugëtimi i organizatës “Korça Alpin” është një dëshmi e fuqisë së pasionit, përkushtimit
dhe dashurisë së thellë për natyrën. Historia jonë shfaqet si një narrativë e rinisë, dhe jo
vetëm, që bashkohet për të realizuar një vizion të përbashkët, duke formuar një
organizatë të dedikuar në promovimin dhe nxitjen e sporteve në natyrë, në mbrojtjen e
mjedisit, në promovimin e vlerave natyrore dhe kulturore të Shqipërisë me qëllim transmetimin e tyre për brezat e ardhshëm.

Korca Alpin lindi dhe u themelua me një vision të qartë, nga vizonarë të cilët
kishin një të përbashkët: Pasioni për sportet në natyrë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ndërsa numri ynë rritet, edhe ndikimi ynë rritet gjithashtu. Ne vazhdojmë të
zgjerohemi duke përfshime individe me një mendësi të ngjashme, të shtyrë nga
një pasion i njëjtë dhe me vendosmëri të patundur. Së bashku, ndërmorëm një
sërë iniciativash, projektesh dhe nismash që synonin të advokonin për aktivitetin
në natyrë me përgjegjësi dhe të nxisnin kujdesin ndaj mjedisit.

Sot, Korca Alpin qëndron si një shpresë dhe frymëzim në komunitetin. Rrugëtimi jonë vazhdon, dhe përkushtimi ynë gjithashtu.

Kush jemi

Ne jemi Korca Alpin, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar në nxitjen e lidhjes më të thellë mes njerëzve dhe natyrës në Shqipëri. E krijuar në 18 Maj 2017 me iniciativën e të rinjve të pasionuar pas natyrës dhe aktiviteteve në natyrë.

Përmes pasionit tonë për sportet në natyrë, mbrojtjen e mjedisit dhe turizmin e
qëndrueshëm, përpiqemi të krijojmë një mjedis më të shëndetshëm dhe më të gjallë për të gjithë. Puna jonë përqëndrohet në organizimin e ngjarjeve emocionuese sportive, mirëmbajtjen e rrugëve malore dhe përmirësimin e infrastrukturës alpine për të mbështetur turizmin e përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm. Ne i inkurajojmë të rinjtë të bëhen mbrojtës të mjedisit, duke advokuar për ruajtjen e parqeve natyrore dhe biodiversitetit. Në Korca Alpin, ne besojmë se çdonjeri prej nesh duhet të përjetojë bukurinë e mahnitshme të botës natyrore, dhe jemi të përkushtuar për të siguruar që aktivitetet tona të jenë gjithëpërfshirëse.

Çfarë bëjmë

Bashkë, Gjejmë një Mënyrë

Bashkë mund të krijojme ngjarje komunitare, tubime, dhe angazhimet tjera. Këto nisma nxisin përfshirjen e komunitetit në përpjekjet tona për mbrojtjen e mjedisit.

 

Prioritetet tona për vitin 2030

Të mbrojmë dhe kujdesemi për zonat me rëndësi të vecantë ekologjike, për habitatet, ekosistemet dhe vlerat natyrore në tërësi. Ti promovojmë me përgjegjshmëri për zhvillimin e turizmit dhe njëkohësisht zhvillimin e zonave rurale.

Pyetje të Shpeshta

Si mund t’ju ndihmojmë? Gjeni përgjigje për pyetje të zakonshme rreth The Nature Conservancy. Mësoni më shumë rreth fushatës së organizatës, programit të anëtarësisë, karrierës dhe më tepër.

Si mund të jeni pjesë e jonë

Angazhimi juaj në Mbrojtjen e Mjedisit, në promovimin e vlerave natyrore dhe kulturore, duke ndërmarrë veprime direkte apo indirekte ju bën pjesë e Korca Alpin dhe e misionit të saj. Anëtarësimi pranë shoqatës sonë i jep asaj një forcë dhe një vlerë të shtuar në arritjen e objektivave kryesorë.

Mbështesni për Misionin Tonë

Është kjo thirrja që kemi për të gjithë! Jepni kontributin tuaj vullnetar, financiar direkt apo indirekt duke qenë afër apo larg Shqipërisë.

Qëllimet

Objektivat

  • Argëtimin me karakter sportiv kryesisht nëpërmjet ngjitjeve të ndryshme në male dhe zona malore të Shqipërisë;
  • Nxitje dhe perkrahje e veprimtarive sportivo – argëtuese;
  • Eksplorimin zonave malore brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
  • Inkurajimin, motivimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të shumëllojshme sportive.
  • Nxitjen e të rinjve për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit;
  • Kujdesjen dhe forcimin e dashurisë së komunitetit për vendlindjen;
  • Angazhim dhe përkujdesje për parqet natyrore;
  • Krijimin e shtigjeve malore, si dhe mirëmbajtjen e atyre ekzistuese. Krijimin e hartave dhe dixhitalizimin e tyre;
  • Ndërtimin, drejtimin dhe  mirëmbajtjen e shtëpive alpine, rrugëve, dhe zhvillimin e turizmit malor në përgjithësi;
  • Organizimin dhe përkrahjen e udhëtimeve malore kolektive për vizitorët shqiptarë dhe të huaj në çdo stinë të vitit;
  • Organizimin e të gjitha aktivitetve në natyrë një ose disa ditore;
  • Ofrimin e ndihmes së shpejtë dhe mbështjen për ekipet e kërkim-shpëtimit.
  • Përkrahje dhe ndihmesë të forcave zjarrfikëse;
  • Bashkëpunimin me universitete, qëndra shkencore dhe organizata të tjera të ngjashme me qëllim promovimin dhe informimin rreth vlerave natyrore;
  • Organizimin e mbledhjeve, seminareve, bisedave, shfaqje filmike, dhe forcimin e ndërgjegjes qytetare për natyrën;
  • Nxitje dhe përkrahje për studimet e ndryshme me fokus natyrën. Publikimi pranë mjediseve mediatike, elektronike apo/edhe të shkruara, i broshurave shkencore, pamjeve, fotove ekzistuese ose që do të bëhen, si dhe sendeve të tjera të veçanta të zonave malore me synim informimin sportiv dhe/ose shkencor;
  • Sugjerim, këshillimi, dhe asistencë në politika punësimi pranë zonave malore të Republikës së Shqipërisë;
  • Pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse vendore, qëndrore dhe ndërkombëtare të organizatave të së njëjtës natyrë;
  • Mbështetja e projekteve të institucioneve dhe organizatave të tjera të të njëjtit lloj;
  • Organizim të takimeve e seminareve që ndikojnë në pasurimin e njohurive të anëtarëve të saj dhe më gjerë lidhur me botën shpirtërore dhe teknike të argëtimeve në natyrë;
  • Promovimi i vlerave kulturore në të gjithë territorin e Shqipërisë.
  • Nxitja e turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm
  • Mbështetja e zhvillimit rural dhe frenimi i shpopullimit të zonave të thella malore
  • Sensibilizimi i të rinjve mbi sfidat e ngrohjes globale

Aktivitetet Tona

Aktivitete në natyrë

Edukim Mjedisor

Mbrojtje dhe menaxhim i zonave natyrore

Promovim i vlerave natyrore dhe kulturore

Ndërgjegjësim publik dhe sensibilizim

Advokim

Mbështetje e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit rural

Njihuni ekipin Tone

Eriseld Kalemaj

President

Sara Muska

Executive Director

Ilda Pano

Finance Manager




Iljon Thanas

Chief Operating Officer

Elena Shuke

Environmental Program Manager,

Lazjon Petri

Advocacy and Project Coordinator

Pandi Dhimitri

P.R Marketing Manager